Reth Nesh

Historiku

Kompania e përkthimeve është themeluar në vitin 2012 nga Asdren dhe Migjen Bytyqi. Nga një kompani e vogël bashkëpunëtorësh, me klientë te thjeshtë, sot Prestige numëron mbi 100 përkthyes profesionistë të fushave të ndryshme, të mbi dyzet gjuhëve dhe mbulon mbi 100 korporata kombëtare dhe ndërkombëtare.

Prestige sot ofron shërbime të specializuara të përkthimeve të certifikuara por edhe profesionale në të gjitha drejtimet e kërkuara, duke filluar nga ato ligjore, financiare, përkthimin e librave, mjekësore, teknologjike, inxhinerike, të udhëtimit, transportit, qeveritare, etj.

Prestige tashme ofron shërbime 24/7 për të gjithë klientët e saj, me interes të theksuar në realizimin cilësor dhe efikas në aspektin kohor të të gjitha materialeve apo shërbimeve simultane të cilat i ofron.